Barcelona pësoi një tjetër humbje në kampionat. Katalanasit zhgënjyen në shtëpi ndaj Las Palmas, pasi u mposhtën me rezultatin 2-1.

Kjo është disfata e dytë për skuadrën e Hansi Flick, në pesë ndeshjet e fundit në La Liga. Golat e Ramirez dhe Silva për miqtë, e bënë të pavlefshëm golin e Raphinha-s për Barcelonën.

Ky rezultat i shkon përshtat Realit të Madridit, që në rast fitoreje në dy ndeshjet që ka për të luajtur, do të merrte kreun e renditjes.

Barcelona pas 15 ndeshjeve, mban vendin e parë me 34 pikë, ndërsa madrilenët renditen në vendin e dytë me 30 pikë, por me dy ndeshje më shumë për të luajtur. /tvklan.al