Vetëm në 2018 Juirdo Cani ka grumbulluar 11 medalje dhe trofe personalë në aktivitetet e sportit të Taekwondo në disa shtete të ndryshme, por medalja e bornxit e marrë në ‘Greece Open’, është më e rëndësishmja, pasi në këtë aktivitet grumbullohen pikë për pjesëmarrje në olimpiadë. Pasi fitoi 3 ndeshje radhazi në grupin e tij, Canit i iku nga duart ajo e arta vetëm për 20 sekonda.

“Të vjen inat por s’ke ç’të bësh. Fitova tre ndeshje por të fundit e humba për 20 sekonda, eksperienca e kundërshtarit”.

Duke patur besim tek talenti i sportistit të saj, trajnerja Arjola Kasaj, pretendon se pjesëmarrja në lojërat olimpike nuk do të jetë e pamundur.

“Do punojmë fort për dy vjet…do shkojmë në aktivitete…”

Për herë të dytë në historinë thuajse 30-vjeçare të sportit të taekwndo në Shqipëri vjen një medalje e kësaj rëndësie. Synimi i radhës është pjesëmarrja në Kroaci pas dy javësh aty ku shpresohet në tjetër medalje.

Tv Klan