23 shtator 2026 – Vijojnë lëvizjet në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, janë kryer disa ndryshime në drejtimin e strukturave vendore dhe komisariateve, raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.

Drejtues Dritan Lena, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, Kryekomisar Saimir Shkambaj, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Ndërkohë, Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Komisar Feliks Hoda, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Po ashtu, Komisar Andi Kano, aktualisht Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, komandohet në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Tropojë.


/tvklan.al