Ku kanë përfunduar paratë e përfituara nga shitja e tokës familjare? Kjo është pikëpyetja që ka rikthyer në përballje Linditën dhe vajzën e saj, Olgertën, në rubrikën “Shihemi në Gjyq”.

Prej 6 vitesh ato nuk flasin me njëra-tjetrën, ndërsa konflikti për pronën tashmë është shoqëruar edhe me dyshime për paratë e shitjes së saj.

Përballë juristes Eni Çobani, Lindita tregon se familja kishte përfituar 20 hektarë tokë, të cilat ishin shitur pjesë-pjesë ndër vite. Ajo pretendon se nga shitja e fundit, e realizuar në vitin 2020, nuk kanë marrë asnjë pagesë.

Ndërkohë, Olgerta ngre dyshime për mënyrën se si është kryer transaksioni, duke akuzuar vëllain e saj për manovra dhe duke deklaruar se familja nuk ka pasur dijeni se kush e ka marrë pronën.

Eni Çobani: Çfarë keni bërë me tokën, që keni ardhur deri në këtë konflikt?

Lindita: Kemi marrë tokën që na takonte atëherë dhe na takonte 20 hektarë, por u toka u shti pjesë-pjesë, ka pasur dijeni edhe kjo.

Olgerta: Kam qenë e vogël.

Lindita: E shitëm pjesë-pjesë dhe kemi rregulluar shtëpinë, kjo ka qenë në dijeni atëherë. Kurse për këtë të fundit të 2020-ës, kemi firmosur dhe në momentin që kemi firmosur i them unë asaj “po lekët”, pse tha kjo “nuk keni marrë lekë ju”, “jo nuk kemi marrë asnjë kokërr leku” i thashë.

Eni Çobani: Po si do merrje lekë ti, sepse lekët kalojnë te noterja, pas noteres i merrje ti pastaj. Lekët blerësi ia kalon noteres, sepse duhet një garanci.

Lindita: Nuk kemi marrë asnjë kokërr leku.

Olgerta: Ai djali jot i ka bërë të gjitha këto manovra.

Eni Çobani: Pasi mbyllet i gjithë dokumentacioni i shitjes, noterja bën me certifikatë atë zotërinë, pra të ikën prona ty, pastaj të kalojnë lekët ty.

Lindita: Nuk kemi marrë lekë!

Olgerta: Ne nuk njohim asnjë, se kush e ka marrë këtë pronë! Ne nuk kemi qenë fare në skenë.


/tvklan.al