Organizatorët po bashkëpunojnë me strukturat përkatëse

Përgatitjet për Lojërat Olimpike Tokio 2020 vijojnë sipas programit, pavarësisht shpërndarjes së koronavirusit në shumë shtete në Azi dhe jashtë saj.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në Komitetit Olimpik Ndërkombëtar po merren të gjitha masat për këtë eveniment madhor që do të mbahet në Japoni gjatë verës.

“Tokio 2020 do të vijojë të bashkëpunojë me të gjitha organizatat që monitorojnë me kujdes sëmundjet infektive dhe do të rishikojë masat shtesë që mund të jenë të domosdoshme”, bën të ditur CIO.

Kur kanë mbetur edhe 150 ditë nga nisja e lojërave që tërheqin mijëra sportistë dhe akoma më shumë spektatorë nuk ka asnjë njoftim për moszhvillimin e garave të Tokio 2020.

Tv Klan