Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur “Spider-Man: No Way Home” u shfaq në kinema.

Që atëherë, ka pasur spekulime për një film të 4-të. Kompanitë kinematografike Marvel Studios dhe Sony nuk kanë konfirmuar asgjë për një film të katërt, por ka një lajm të mirë nga aktori që portretizoi personazhin kryesor.

Aktori Tom Holland ka konfirmuar se do të jetë në një film të katërt të SpiderMann. 27-vjeçari ka portretizuar superheroin në tre filma, Homecoming të 2017-ës, Far From Home të 2019-ës dhe No Way Home të 2021.

Tom e zbuloi lajmin emocionues gjatë një Festivali Ndërkombëtar të Filmit në Skoci.

‘Përgjigja e thjeshtë është se unë gjithmonë do të dua të bëj filma për Spider-Man. Unë ia detyroj jetën dhe karrierën time Spider-Manit’, u shpreh aktori.

Spider-Man 4 nuk ka ende një datë të publikimit dhe nuk janë zgjedhur as skenaristët dhe regjisori.

Klan News