Teknologjia dhe pajisjet teknologjike po na “pushtojnë” ditë pas dite dhe privatësia është gjithnjë e më shumë një fenomen i largët në kohë. Por mbi pyetjen se sa të vëzhguar jemi nga këto pajisje në përditshmërinë tonë, do të përgjigjet specialisti i IT, Tomi Kallanxhi, i cili ishte i ftuar sot, më 8 maj, në emisionin “Rudina” në TV Klan.
Ai bëri të ditur që pas muajit maj 2026 do të nisë dekriptimi i mesazheve që dërgojmë në rrjetet sociale, të cilat do të jenë të “përgjuara” për arsye sigurie, një kërkesë kjo e bërë nga BE.
Në lidhje me paraqitjen e kontentit për të cilën po bisedojmë në ekranet tona pa bërë një kërkim specifik në rrjetet sociale, Kallanxhi tha se ekziston edhe një skenar që jep idenë se ne jemi të manipuluar për të menduar mbi ato produkte apo shërbime të cilat na paraqiten.
“Shumica e mendimeve tona janë të influencuara nga mediat sociale, nga artikujt. Ti fillon të reagosh mbi këto artikuj dhe praktikisht ti je i manipuluar për të blerë një produkt të caktuar.”
Pajisjet smart, duke përfshirë edhe televizorët, arrijnë të na përgjojnë.
“Televizorët smart kanë të gjithë ‘një mikrofon’ që ndonjëherë, kur filloni të ngrini zërin në shtëpi, ulet volumi i televizorit sepse kanë një sensor. Para disa vitesh, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, u hakerua nga hakerat rusë vetëm nga smart TV që kishte në shtëpinë e tij. Sepse ka njerëz që janë të fiksuar dhe kanë integruar në smart TV edhe kamera, për të bërë një videocall, dhe vendosin audio të mira.”
Ai gjithashtu bëri të ditur se njerëzit janë “cookies” dhe secili ka një sjellje të caktuar, kur vizitohet një faqe, kur hapet një aplikacion, koha e qëndrimit duke parë një video dhe aktivizon kështu një algoritëm parashikues që e di çfarë videoje do të shfaqet në një kohë të caktuar.
“Jemi në 1984 me George Orwell, është një realitet pas gati 100 vjetësh që është shkruar ai libër.”
/tvklan.al












Botërori 2026 