Nga pothuajse në një i panjohur Tommy Cash është kthyer në Itali në një fenomen falë këngës së tij e cila përfaqëson Estoninë në Eurovizion.

Kënga e tij Espresso Macchiato kanë qenë objekt i shumë diskutimeve javët e fundit në shtetin fqinj pasi satirizonte kulturën italiane. Pavaresisht polemikave, 33-vjeçarit duket se ky fakt nuk i intereson dhe po e shijon suksesin.

“Ka gjithmonë ironi dhe provokim në artin tim, sepse unë nuk e marr jetën aq seriozisht. Ose më saktë, e marr seriozisht, por me pak kripë”, është shprehur ai së fundmi.

“Por absolutisht nuk dua të ofendoj askënd, ky nuk ishte kurrë qëllimi im. E dua Italinë”, tha artisti.

Vlen të theksohet se kënga e tij ka qenë trend në TikTok për javë të tëra dhe vazhdon të grumbullojë miliona klikime por mbetet për tu parë se si do të pozicionohet në festivalin e Eurovizionit.

Klan News

/tvklan.al