Topi i Artë që mori Diego Maradona pasi u vlerësua si lojtari më i mirë i Kupës së Botës 1986 do të dalë në ankand më 6 qershor në Francë.

Edhe pse vlera e tij nuk është konfirmuar saktësisht nga shtëpia e ankandeve Aguttes, sipas sportives “L’Equipe” mendohet që shkon nga 12 deri 15 milionë Euro.

Ky trofe u vodh në 1989 dhe u gjet në 2016, por vetëm muajin e kaluar u vërtetua që ishte origjinali.

Në Botërorin e 1986 ku Argjentina u shpall kampion Maradona luajti një rol thelbësor, duke realizuar 5 gola mbi të gjitha atë me dorë në çerekfinale ndaj Anglisë.

Ai është cilësuar si një nga më të mirët e historisë së futbollit. Diego Armando Maradona u shua në moshën 60-vjeçare më 25 nëntor të 2020 pas problemeve shëndetësore.

Tv Klan