Gennaro Gattuso, mund të rikthehet shumë shpejt në Serie A, pasi Torino po shqyrton seriozisht emërimin e tij në krye të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit torinez janë të gatshëm t’i ofrojnë 48-vjeçarit një kontratë trevjeçare për të marrë drejtimin e ekipit Granada ku bën pjesë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli.

Gattuso ka mbetur pa skuadër që nga fillimi i muajit prill, kur u largua nga posti i trajnerit të kombëtares së Italisë pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

Ish-mesfushori legjendar nuk ka drejtuar një ekip në Serie A që prej largimit nga Napoli në vitin 2021. Pas aventurës në Itali, ai pati eksperienca me Valencian në Spanjë, Marsejë në Francë dhe Hajduk Split në Kroaci.

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, si dhe drejtori sportiv e vlerësojnë shumë profilin e Gattusos dhe e kanë konsideruar atë edhe në të kaluarën për postin e trajnerit.

Megjithatë, 48-vjeçari nuk është kandidati i vetëm. Në listën e Torinos vazhdon të jetë edhe Ivan Juriç, i cili aktualisht është pa ekip pas largimit nga Atalanta në fillim të sezonit.

Ndërkohë, ekziston ende një mundësi që klubi të vazhdojë me trajnerin aktual Roberto Daversa, megjithëse mediat italiane raportojnë se ai ndodhet në fund të listës së preferencave të drejtuesve të klubit.

Klan News

/tvklan.al