Trabzonspor po përgatit një tjetër lëvizje të bujshme në merkaton verore, duke synuar transferimin e Karim Benzema pas afrimit të Mohamed Salah.

Sipas raportimeve nga gazetari turk Yagız Sabuncuoglu, klubi nga Trabzoni ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e sulmuesit francez.

Al-Hilal kërkon të ndërpresë kontratën me Benzema-n, çka ka bërë që ish-fituesi i Topit të Artë t’i propozohet drejtuesve turq për një kalim në Super Lig.

Më herët, Trabzonspor ishte në bisedime me klubin saudit për Darwin Nunez, por mungesa e një marrëveshjeje përfundimtare ka bërë që vëmendja të zhvendoset te francezi.

Bisedimet mes palëve vazhdojnë për të parë mundësinë e realizimit të këtij transferimi.

/tvklan.al