27 shtator 2026 – Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, njëri nga autoritetet kosovare dhe tjetri nga ato italiane, janë ndaluar së fundmi në Rinas me qëllim ekstradimin.
Një 47-vjeçar nga Kavaja, akuzohet nga drejtësia italiane për përfshirje në trafik të lëndëve narkotike.
“Ky shtetas akuzohet se, gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar dhe ka kryer blerjen, transportimin, importimin, magazinimin paraprak dhe mbajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë, hashash dhe kokainë), të trafikuara në Itali, me qëllim shitje”, njofton policia.
Ndërkohë në kërkim nga shteti kosovar është shpallur 38-vjeçari H. K., i cili rezulton i dënuar me v1 vit e 6 muaj burg për falsifikim të kartëmonedhave.
“Shtetasi H. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të hedhë në treg, në Pejë, rreth 15 000 dollarë falsë, gjatë vitit 2021”, njofton policia.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Romë dhe në Kosovë, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.
/tvklan.al












Botërori 2026 
