Sekuestrohen 9 automatikë e pushkë, do shiteshin për 10 mijë €

Këto janë pamjet e arrestimit të 5 të rinjve, mes të cilëve dhe një vajzë që tentuan të trafikonin armë zjarri nga Shkodra në Tiranë.

Prangosja e tyre u bë nga agjentët e krimit të organizuar në Policinë e Tiranës në një parking në rrugën e Rinasit.

Pikërisht në atë zonë të arrestuarit do shisnin armët e zjarrit kundrejt një vlerë prej rreth 10 mijë Eurosh.

Konkretisht 9 armë zjarri, 4 prej të cilave automatikë dhe 5 pushka. Për transportin e tyre grupi ishte i organizuar në 2 automjete, në një prej të cilave ishin fshehur armët, ndërsa makina tjetër shërbente për vëzhgimin e vendit ku bëhej shitja.

Me këtë automjet lëviznin dy nga pesë të rinjtë, mes të cilëve dhe 22-vjeçarja, Denisa Halilaj e cila në të shkuarën rezulton të ketë qenë efektive policie në burgun e Reçit.

Për operacionin e finalizuar reagoi dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili ndër të tjera tha se arrestimi i pesë personave i ka dhënë një goditje grupeve kriminale që furnizoheshin me armë prej tyre.

Tv Klan