Një tragjedi e rëndë ka tronditur një familje me origjinë shqiptare në Jacksonville, Florida, ku një zjarr i fuqishëm në një banesë dykatëshe u mori jetën tre fëmijëve.

Dy fëmijë të tjerë dhe 2 të rritur u nxorën nga banesa dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Zjarri shpërtheu rreth orës 05:15 të mëngjesit dhe u vu nën kontroll rreth 25 minuta më vonë, pasi flakët përfshinë katin e parë dhe tymi pushtoi katin e dytë.

Sipas dëshmive në vendngjarje, fqinjët u përpoqën të ndihmonin familjen, ndërsa tre viktimat, të gjithë djem, u gjetën pa shenja jete brenda banesës.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al