Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Dy fëmijë kanë humbur jetën dhe një person rezulton i zhdukur pas përmbysjes së një anijeje gjatë një operacioni shpëtimi në zonën SAR pranë Tunizisë, që u ndërmor nga një anije tregtare. Këtë ngjarje e ka denoncuar organizata joqeveritare Sea Watch përmes një postimi në rrjetin social X.
Sipas Sea Watch, të hënën avioni i tyre Seabird 2 vuri re një anije në rrezik me mbi 90 persona në bord, që ishte në det prej tre ditësh. Ata kërkuan ndihmë menjëherë, por Frontex mbërriti vetëm gjashtë orë më vonë, pa ndërhyrë dhe u largua.
Më pas, anija tregtare Port Fukuka tentoi të shpëtonte emigrantët, por varka u përmbys. Pas shpëtimit, u konstatua se dy fëmijë ishin ndarë nga jeta dhe një person ishte i zhdukur. Aktualisht, personat e shpëtuar janë ende në bord të anijes tregtare, e cila nuk po merr leje për të hyrë në portet italiane.
Sea Ëatch paralajmëron se ekziston rreziku që rojet bregdetare libiane t’i kthejnë këta njerëz në Libinë, ku rreziku për ta është shumë i lartë. Organizata shton se anija e tyre Aurora do të kishte mundur të ndërhynte për shpëtimin, por po bllokohet nga autoritetet italiane në Lampedusa me arsye të pabaza.
/tvklan.al












Botërori 2026 
