Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin spanjoll. Është ndarë nga jeta sulmuesi i Tenerife, Jesus de Miguel, në moshën 30-vjeçare. Klubi spanjoll njoftoi zyrtarisht se futbollisti ndërroi jetë më 3 nëntor 2026, pas disa orësh luftë me jetën në spital.
Tragjedia ndodhi gjatë ndeshjes mes Tenerife dhe Andorra në kuadër të La Liga 2. Në minutat shtesë të takimit, de Miguel u përplas rëndë me portierin kundërshtar Owono, i cili doli në mesfushë.
Goditja e fortë në gjoks i shkaktoi sulmuesit një arrest kardiak të menjëhershëm në fushën e lojës. Edhe pse mjekët reaguan shpejt dhe e transferuan në reanimacion, gjendja e tij neurologike u përkeqësua gjatë natës.
Klubi i Tenerife shprehu ngushëllime për familjen e lojtarit dhe kërkoi respektim të plotë të privatësisë në këtë moment të vështirë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
