Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj i ftuar në emisionin “Kampionët e botës”, u pyet nga modeatorja Marina Vjollca, se kush kanë qenë trajnerët më të mirë të Kombëtares.

Moderatorja Vjollca i tha se duhet të rendisë trajnerët, që ai ka pasur më shumë afërsi.

“Trajnerët janë të gjithë të mirë. De Biazi është një nga ata trajnerë që më ka kërkuar që të vij në Kombëtare. Kemi arritur Europianin e parë. De Biazi është numri një.

Panuci ishte trajner i mirë, por pak i vështirë në komunikim, si italian. Reja ishte trajner me kualitet, por besoj se mosha e tij bënte që komunikimi me të sërish të kishte vështirësi. Silvinho ka qenë trajner shumë i mirë dhe kishte karakter. Maran shpresoj që t’ua kaloj të gjithëve, meqë kemi ndeshje përpara. Duhet t’i japim kohën e tij”, deklaroi Hysaj.

/tvklan.al