Trajneri i Kombëtares Italiane të futbollit, Robert Mancini, është infektuar me COVID.

Mediat vendase raportojnë se Mancini nuk ka simptoma, por tashmë është izoluar në banesë që të mos përhapë virusin.

Infektimi i Mancinit vjen në një kohë kur  kombëtarja italiane do të luajë tre ndeshje në Nëntor, dy për Ligën e Kombeve dhe një miqësore.

Azzuri do zhvillojë një miqësore kundër Estonisë, dhe më pas do ndeshet me Poloninë dhe Bosnjën për Ligën e Kombeve./tvklan.al