Kur kanë mbetur edhe 22 ditë nga ndeshja vendimtare mes Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për “Play Off”-in e Botërorit, trajneri polak, Jan Urban u ka bërë apel futbollistëve të tij që ta marrin më shumë sesa seriozisht.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm për shkallën e vështirësisë. Sigurisht që në ndeshjen ndaj Shqipërisë kemi avantazhin që luajmë në shtëpi, por edhe kundërshtari ka avantazhet e veta, madje të konsiderueshme. Askush nuk duhet të mendojë se fitorja më 26 mars është formalitet. Është ndeshje e vështirë për Poloninë”, pohoi Jan urban.

Ai madje u ndal edhe në detaje duke analizuar Kombëtaren shqiptare dhe duke cituar disa prej pikave të forta.

“Kur Shqipëria u kualifikua në Europianin e vitit 2024 eliminoi Poloninë. Në turneun e luajtur barazuan me Kroacinë dhe humbën minimalisht me Italinë dhe Spanjën. Kanë futboll interesant dhe të njëjtin trajner pre vitesh. Kanë shumë stabilitet. Shqiptarët aktivizohen në klube të mira, shumë prej tyre në Itali”, u shpreh trajneri polak.

Ndeshja mes Polonisë do të luhet në stadiumin “Narodovi” të Varshavës, më 26 mars dhe në rast kualifikimi, Kombëtarja shqiptare do të përballet me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë.

Edhe në rast eliminimi nga Play Off-i, kuqezinjtë do të luajnë me ekipin që humbet nga kjo përballje. Të gjitha ndeshjet e Kombëtares, ashtu si edhe Botërori i këtij edicioni do të transmetohen në TV Klan.

Tv Klan

/tvklan.al