Amortizimi i linjave largon udhëtarët

Kjo lokomotivë me dy vagonë tërësisht të amortizuar niset çdo mëngjes nga Elbasani në drejtim të Durrësit. Një ritual që përsëritet me diferencën e vetme, që pasagjeret e tij pakësohen çdo ditë.

Çmimi i lirë i biletës është ajo çfarë i josh ata pak udhëtarë që ende marrin trenin për të udhëtuar. Veç mungesës së kushteve shtohet edhe papërgjegjshmëria e disa personave që ende hedhin gurë në drejtim të trenave.

Makinistët thonë se udhëtimi tashmë është vështirësuar për shkak të amortizimit.

Ndërtimi i korridorit të tetë, Lindje-Perëndim përfshin edhe projektin e ndërtimit të hekurudhës Durrës-Elbasan-Pogradec e më tej lidhje me Maqedoninë e Veriut. Ky projekt shihet si shpresë për rigjallërimin e hekurudhës në juglindje të vendit.

Tv Klan