Institucionet nuk kanë fuqi, gjoba vetëm për maskat

Kjo pamje është pothuajse çdo ditë në linjat e autobusëve në kryeqytet. Transporti publik  vijon të funksionojë i tejmbushur duke rrezikuar përhapjen e COVID-19. Për këtë arsye ekspertët rekomandojnë të shmanget udhëtimi me këtë shërbim.

Drejtues të policisë bashkiake thonë se situata është shqetësuese në këtë shërbim, por nuk kanë fuqi ligjore për të penalizuar shoferët e autobusëve për tejmbushjen me qytetarë përtej kapaciteve.

Situata është shqetësuese por për shkak të protokollit ne nuk mund të penalizojmë për kapacitetet. Vetëm për maskat. Është në ndërgjegjen personale të gjithsecilit”.

Vetëm për maskën, policia bashkiake ka vendosur afro 150 gjoba në transport publik.

Kemi vendosur 140 gjoba vetëm për maskë në transport publik, dhe mbi 600 të thera në hapësira publike ku nuk mbahet maska sipas urdhrit të dhënë nga ministria e shëndetësisë”.

Specialistët e komitetit të ekspertëve dhe atij të institutit të shëndetit publik thanë se ashtu si shkollat edhe transportin publik  po ndjekin me dinamikë për të marrë një masë në vijim.

Tv Klan