Një aksion policor i koduar “Ndërmjetësi” ka vënë në pranga dy persona në Krujë të cilët po transportonin lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë A.Sh. 39 vjeç dhe A.Gj. 30 vjeç, banues në Selitë të Tiranës.

Këta persona u kapën në rrugën “Hida” teksa po transportonin me makinë një thes me kanabis me peshë 3 kg.

Lënda narkotike, së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  /tvklan.al