Muaji qershor ka sjellë një rritje të dukshme të interesit për thesaret historike të Durrësit.
Sipas të dhënave nga Qendra Muzeore, ndër atraksionet më të vizituara nga vendasit dhe te huajit mbeten Amfiteatri Antik dhe Torra Veneciane.
Ina Ajazi specialiste pranë Qendrës Muzeore thekson se sezoni veror ka nisur me fluks të madh vizitorësh.
Vizitorët më të shumtë vijnë nga Evropa Perëndimore dhe Amerika.
Turistët vijnë si në grupe ashtu edhe individualisht, duke vlerësuar Durrësin si një destinacion kulturor dhe historik, jo vetëm si qytet bregdetar.
Të dhënat tregojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, mbi 20 mijë turistë kanë vizituar dy monumentet ikonike të qytetit, Amfiteatrin dhe Torrën Veneciane duke reflektuar një interes në rritje për trashëgiminë e pasur të Durrësit antik.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 