Ylli i Kansas City Chiefs, Travis Kelce, njëkohësisht bashkëshorti i këngëtares së njohur Taylor Swift, është mes viktimave të një skeme mashtrimi financiar me miliona dollarë, për të cilën autori Siddharth Jawahar është dënuar me 11 vite burg në Misuri bën të ditur People.

Sipas autoriteteve amerikane, Jawahar kishte ngritur një skemë të tipit “Ponzi”, duke mbledhur më shumë se 35 milionë dollarë nga investitorët, ndërsa kishte investuar vetëm rreth 10 milionë. Pjesën tjetër e parave e përdorte për të paguar investitorë të mëparshëm dhe për një stil luksoz jetese.

Kelce u përmend shkurtimisht në gjykatë. Forbes kishte raportuar në vitin 2021 se sportisti ishte investitor në Swiftarc Venture Labs Fund, një prej entiteteve të lidhura me skemën e mashtrimit të autorit 38 vjeçar.

I pandehuri u urdhërua t’u paguajë viktimave më shumë se 31 milionë dollarë dëmshpërblim.

Pas nisjes së hetimit, ai akuzohet gjithashtu se tentoi të ndikonte një dëshmitar dhe të fshihte prova nga autoritetet.

/tvklan.al