Anglia ka siguruar çerekfinalet e Euro 2020 në ndeshjen jubile të saj në “Wembley”. Kombëtarja e Tre Luanëve bëri mirë në duelin historik ndaj Gjermanisë, për të fituar me shifrat e pastra 2-0 ndaj Pancerat në përballjen numër 300 në stadiumin mitik të Londrës.

Rahem Sterling dhe Harry Kane ishin autorët e golave të realizuar vetëm në pjesën e dytë, për t’i dhënë biletën për në raundin tjetër skuadrës së Southgejt, e të 188 fitore të Anglisë në stadiumin e saj.

Sterling u bë lojtari i dytë që zhbllokon sfidën në tre ndeshje radhazi për ishullorët në turnetë ndërkombëtarë, pas Gary Lineker në Kupën e Botës 1986.

Pikërisht rekordi i këtij të fundit po kërcënohet nga Kane, pasi tashmë sulmuesi i Tottenham ka shënuar 30 gola me përfaqësuesen, 7 mes Botërorit dhe Europianit, kundrejt 35 të Lineker, i cili ka shënuar 10 herë në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë për kombëtaren e tij.

Ndërkaq, Gjermania i jep fund kështu Euro 2020, duke treguar ato ulje-ngritjet e treguara dhe në fazën e grupeve.

Klan News