Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi më shumë se tre orë bisedime shumë të dobishme të shtunën me dy të dërguarit amerikanë, duke kërkuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas ndihmësit të Kremlinit, Yuri Ushakov, të dërguarit e SHBA-ve Witkoff dhe Kushner, propozuan një sërë idesh për një zgjidhje të mundshme, por megjithatë nuk dha ndonjë shenjë përparimi.

Ai tha se Putini u kishte thënë palës amerikane se Rusia po bënte përparim të vërtetë në fushën e betejës dhe ishte e bindur se do të arrinte qëllimet e saj, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e adresimit të të gjitha shkaqeve rrënjësore të konfliktit.

Këto janë deklarata që Moska i ka bërë vazhdimisht, ndërsa në muajt e fundit të dyja palët kanë intensifikuar sulmet ajrore me rreze të gjatë veprimi. Vijat e frontit mbeten kryesisht statike.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për media se bisedimet kishin qenë substanciale dhe se hapat e mëtejshëm do të njoftohen në javët e ardhshme, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Menjëherë pas përfundimit të takimeve, negociatorët amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, fluturuan në Kiev, ku do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të diel.

Tv Klan

/tvklan.al