Nga dita e dasmës kujtimet mund të mos ruhen vetëm përmes fotografive, por edhe objekteve që janë përdorur në festë. Gazetarja Iva Tiço e realizoi vetëm dy muaj më parë dasmën e saj që pati një bujë të madhe mediatike dhe ka ruajtur disa sende shumë të veçanta.

Veç këpucëve të dasmës me të cilat ajo ka ardhur në studion e “Rudinës” në Tv Klan, gazetarja ka  sjellë konfetat dhe glikonë e arrës që shërbeu si dhuratë për të ftuarit.

Iva Tiço: Në vazhdim të asaj ftesës që ne e bëmë me Olgën, ne vazhduam me konfetat që i kishim në kishë, unë i kam ruajtur. Janë brenda ato sheqerkat, bajame me veshjet e sheqerit që janë me inicialet tona dhe do ta ruaj. Kjo ishte një kërkesë e veçantë që unë ia bëra Olgës. Meqenëse unë jam gocë ëmbëlsirash, detajesh të tavolinës, doja që në restorant unë t’u jepja të gjithë të ftuarve një dhuratë dhe Olga më propozoi glikonë e arrës. Është e gjitha e përgatitur, madje një pjesë është edhe e shtëpisë së Olgës sepse nuk kishte mjaftueshëm ngaqë i bëmë të gjitha ditët e fundit dhe tha “e ke të mirë se e ke të shtëpisë sime”.

Iva shtoi se shumë të ftuar e përdorën glikonë për të shoqëruar antipastën e djathërave në fund të festës. Ajo solli edhe një tjetër kujtim, vathët që vendosi në ditën e madhe të cilët i ruan në një kuti të veçantë e që do t’ia trashëgojë mbesës.

Iva Tiço: Kam gjithashtu të ruajtura edhe vathët. E tillë ishte edhe kutia që unë kam unazën e fejesës dhe Aida, mikesha ime që është argjendare m’i bëri dhuratë me gjithë kutinë dhe më tha në fund një fjali që “t’i kesh për Rean”. Rea është mbesa ime dhe ne shpresojmë që kur të martohet, mund t’i veshë Rea./tvklan.al