Një merimangë është bërë shkak për një aksident të frikshëm.

Një person teksa po udhëtonte me mjetin e tij, tip Toyota Prado është trembur nga insekti dhe në vend që të shtypte frenat, aksidentalisht ka shtypur gazin, duke përfunduar kështu në ligjenin pranë rrugës.

Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 10:00 të së martës në Australi.

Makina u fundos plotësisht në ujë, por shoferi fatmirësisht kishte shpëtuar me plagë të lehta, pasi kishte arritur të dilte nga një dritare që kishte qenë e hapur.

Në momentin e aksidentit për fat të mirë nuk ka patur persona të tjerë në automjet./tvklan.al