Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i sezonit të rregullt në Kategorinë Superiore, statistikat tregojnë një trend në ulje për golat e shënuar në krahasim me 5 edicionet e fundit të futbollit shqiptar. Në 155 takime të luajtura janë shënuar 324 gola, për një mesatare prej 2.09 golash për ndeshje, çka e bën atë më të ulëtën krahasuar me sezonet e mëparshme, ku shifra më e lartë ka qenë ajo e dy viteve më parë me 2.27 gola për ndeshje.
Për trajnerin Alfred Deliallisi, ky trend shpjegohet me qasjen mbrojtëse që kanë trajnerët e Superiores dhe largimin e futbollistëve në merkaton e verës.
Pas 31 javësh të luajtura, Bekim Balaj është golashënuesi më i mirë i sezonit aktual me 13 gola të shënuar, teksa ai është i vetmi me numër dyshifror në këtë renditje. Nga 10 goleadorët e kampionatit, përveç kapitenit të Vllaznisë, vetëm Tsage i Elbasanit dhe Mustafa i Dinamos janë sulmues të mirëfilltë, ndërsa të tjerët janë lojtarë që aktivizohen më larg zonës ose mesfushorë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
