Projekti i linjës së re hekurudhore për në Rinas, me një vlerë investimi rreth 130 milionë euro, mori dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Territorit në tetor të vitit 2021.

Sipas asaj lejeje, treni do të përshkonte 5 kilometra gjurmë të re dhe do të ndalonte vetëm 60 metra larg terminalit ekzistues të aeroportit. 

Por në fund të vitit 2023 dhe qershor të 2024-ës, Hekurudha Shqiptare dhe Ministria e Infrastrukturës vendosën të ndryshojnë kurs, duke e shkurtuar linjën me 672 metra dhe duke e zhvendosur stacionin përballë Forcave Ajrore.

Për drejtuesit e projektit, ky devijim u diktua nga planet e zgjerimit të vetë aeroportit. Dokumenti

“Nga 60 metra larg terminalit të Rinasit, siç premtonte projekti fillestar i miratuar nga KKT, treni tani do të ndalojë këtu, 500 metra më larg. Me një urdhër ndryshimi dhe një vendim të Hekurudhës Shqiptare e Ministrisë së Infrastrukturës, ky devijim u bë për arsye sigurie dhe shmangie të kalimeve në nivel. Por teksa institucionet fitojnë një sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrorë tokë të dedikuar, pyetja që ngrihet është si do të transportohen udhëtarët?

“Projekti i mbikalimit me tapet lëvizës me shpejtësi 5 km/orë i është kaluar koncesionarit të Rinasit dhe se kjo strukturë mundëson përshkrimin e distancës për 3 minuta nëse pasagjerët ecin mbi të, ose 6 minuta nëse qëndrojnë në vend.”

Projekti bashkëfinancohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Të kontaktuar nga Tv Klan, ky institucion shprehet se vendimmarrja teknike u takon institucioneve vendase.

Hekurudha pritet të jetë funksionale për udhëtarët në tremujorin e parë të vitit 2027, për të vijuar më pas me qarkullimin dhe vënien në funksion për qytetarët në vitin 2028.

Në prag të përfundimit të linjës hekurudhore që lidh Tiranën dhe Durrësin me Aeroportin e Rinasit, projekti ndryshon gjurmën.

Edhe pse projekti fillestar parashikonte që treni të ndalonte vetëm 60 metra larg terminalit, stacioni fundor është zhvendosur rreth 500 metra më larg.

Sipas Hekurudhës Shqiptare, ky devijim u diktua nga masterplani i aeroportit për të përballuar fluksin prej 12 milionë pasagjerësh.

/tvklan.al