Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping pritet të zhvillojnë një takim trepalësh në Kinë, në kuadër të samitit të APEC-ut, që do të mbahet në Shenzhen.
Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, e cila e cilëson këtë takim si një moment të rëndësishëm diplomatik mes tri fuqive më të mëdha botërore.
Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, në qendër të diskutimeve do të jetë reduktimi i armëve bërthamore, ndërsa pritet të trajtohen edhe zhvillimet që lidhen me Iranin. Çështja e Ukrainës, sipas burimeve amerikane, nuk pritet të jetë pjesë e bisedimeve.
Takimi zhvillohet pas përfundimit të traktatit të fundit të kontrollit të armëve bërthamore mes Uashingtonit dhe Moskës, si dhe rritjes së arsenalit ushtarak të Kinës.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë nuk presin që nga ky takim të dalë një marrëveshje konkrete.
Pavarësisht kësaj, prania e tre liderëve në të njëjtën tryezë shihet si një zhvillim me peshë të veçantë për të ardhmen e sigurisë globale.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
