Për disa shenja të zodiakut, edhe mendimi që të jenë miq me ish-in është një makth. Ata do t’i bëjnë ‘block’ në rrjetet sociale dhe në jetën e përditshme për mos t’iu kthyer kurrë më atij kapitulli. Këto shenja nuk e kuptojnë pse dikush do të kishte miqësi me ish-in, por ka disa të tjera që janë shumë të hapura ndaj kësaj marrëdhënieje.

Këto shenja e shohin ndarjen si diçka neutrale dhe një episod të zakonshëm të jetës. Nuk e marrin personale dhe as nuk mërziten, por e tejkalojnë dhe e pranojnë që marrëdhënia nuk funksionoi.

Shumë prej këtyre shenjave janë miqësore ndaj janë gjithnjë pozitive dhe e kanë më të lehtë të falin apo të harrojnë kurse disa të tjera janë paksa më të ftohta. Një Akrep ose një Peshk do pështjellohet nga ndjenjat, një Dash apo Binjak do ndërpresë komunikimin por disa shenja kërkojnë një formë që të kenë komunikim me ish-in, qoftë edhe në mënyrë platonike.

Ata mund të bëhen miq të ngushtë, të jenë pjesë e të njëjtit rreth shoqëror apo të pëlqejnë postimet e njëri-tjetrit herë pas here, por këto shenja dinë si të kenë miqësi me ish-in.

Virgjëresha

Virgjëresha është shumë e prerë për disa situata, por jo kur bëhet fjalë për të qenë shoqe me një ish. Thuajse gjithnjë ajo e ruan miqësinë edhe me një mesazh të thjeshtë “si je?” apo duke dërguar një postim të lezetshëm. Si shenjë toke që udhëhiqet nga logjika dhe prakticiteti, ajo e di se kur është koha që të ndahet nga një partner. Duke qenë se drejtohet nga Mërkuri, planeti i komunikimit, Virgjëresha ulet dhe i jep fund lidhjes sa më qetësisht dhe qartësisht të mundet. Nuk është një shenjë që ndahet nga partneri duke bërë sherr dhe as nuk qëndron me të kur e sheh që raporti nuk po funksionon. Duke qenë se është një shenjë e edukuar dhe praktike, i lë derën hapur mundësisë së një miqësie të vërtetë.

Shigjetari

Nëse një Shigjetar ndahet, do përpiqet që ta bëjë sa më të thjeshtë shkëputjen duke bërë shaka dhe duke kërkuar mesin e artë, ndaj është shumë e vështirë t’i mbash inat. Kjo shenjë zjarri ka shumë pasione në jetë dhe mund t’i japë fund një marrëdhënieje vetëm për të ndjekur një ëndërr. Është shumë e lehtë për t’u kuptuar me të dhe do të vazhdojë gjithçka po njësoj. Shigjetari ka aftësinë të shkëputet dhe të merret me gjëra të tjera pa menduar për ish-in. Veç kësaj, e ndihmon fakti që nuk qëndron gjatë me një partner kur shohin që situata po bëhet serioze. Duhet shumë mund nga ana e Shigjetarit që të bashkëjetojë apo të flasë për martesën ndaj e ka shumë të lehtë që t’i rikthehet raportit të miqësisë. Kjo shenjë nuk i thotë jo as mundësisë së “miqve me përfitime”.

Ujori

Ujori mban kurorën nëse bëhet fjalë për të ruajtur miqësinë me ish-in. Si fillim, ai rrallë e përcakton marrëdhënien dhe e ka të lehtë të ‘kërcejë’ nga shok në partner dhe anasjelltas. Ajo që e bën më të turbullt situatën është se Ujori lidhet me njerëz që i njeh dhe u pëlqen të ruajnë marrëdhëniet me këdo. Kushdo që lidhet me një Ujor hyn automatikisht në rrethin e ngushtë. Për të vlen vërtet shprehja klasike “mund të jemi shokë” pas ndarjes. Ai do ju shkruajë, do ju ftojë të dilni edhe pse mund të jeni në një grup miqsh dhe jo vetëm. Ujori lidhet me shtëpinë e 11-të ku ndodhen miqësitë dhe i pëlqen të jetë pjesë e një grupi të madh, përfshirë edhe ish-at. Veç kësaj, është shumë i ftohtë që të mbajë mëri ndaj ish-it. Në vend që të grindet dhe të flasë për ndarjen, i pëlqen të dalë me të dhe të jenë shokë./tvklan.al