Një shpërthim, i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 01:00, të kësaj të marte (15 shtator) në fshatin Ardhishtë të Shijakut.
Sipas informacionit paraprak të policisë, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit me inicialet S. G., është dëmtuar porta e oborrit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga përdorimi i një lënde plasëse.
Autoritetet po punojnë gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
/tvklan.al












Botërori 2026 
