Rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “, Shengjin, Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të L.Gj.,56 vjeç, banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.