Robert Lewandowski-t më në fund mund t’i jepet ‘Topi i Artë’, katër vite pasi humbi mundësinë për ta fituar atë për shkak të Covid-19. Gjatë kulmit të pandemisë globale, organizatorët ‘France Football’ vendosën që çmimi të mos ndahej për vitin 2020, pasi kampionate të shumta ishin ndërprerë.

Bundesliga dhe Liga e Kampioneve rifilluan gjatë verës, me sulmuesin polak që ishte protagonist në fitimin e tripeltës së Bajernit të drejtuar nga Hansi Flik. Rekordmenët gjermanë fituan Bundesliga-n, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve.

Lewandowski e mbylli vitin kalendarik me 47 gola në 44 takime të luajtura. Në 2021, pavarësisht performancës së mrekullueshme të polakut, ishte Leo Mesi që e mori trofen e lakmuar.

Gjatë fjalimit, edhe vetë argjentinasi tha nga skena: “Robert, ti e meriton Topin tënd të Artë”.

 “France Football” mund të bëjë një hap prapa, e prej dy muajsh po mendon që t’i japë polakut trofeun që i përket, shkruan spanjollja Sport.

Në ceremoninë e 2024, po mendohet që Lewandowski-t t’i jepet trofeu, për vitin 2020.

Në Spanjë raprotohet se ka një hetim për fitoren e Messi-t në vitin 2021, pasi argjentinasi kishte nënshkruar së fundmi për Paris Saint-Germain dhe po luante në qytetin ku ka bazën e revista historike franceze. Viti 2020 mbetet i vetmi vit në histori që nuk është dhënë ‘Topi i Artë’.

Klan News