Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson në një intervistë për The Telegraph për herë të parë deklaroi se stafi i tij gjeti një “pajisje përgjuese” në tualetin e tij personal tij në Ministrinë e Jashtme, pasi ishte përdorur nga Benjamin Netanyahu.

Johnson në atë kohë mbante postin e sekretarit të jashtëm. Sipas “The Telegraph”, Johnson ka pretenduar se kur kryeministri izraelit vizitoi departamentin e tij në vitin 2017, ekipi i tij i sigurisë gjeti pajisje përgjuese në tualete, pasi ai kishte dalë prej tij.

Gjatë takimit të tyre në zyrën e tij të vjetër, Johnson thotë se Netanyahu kishte kërkuar të shkonte në tualet. Këtë deklaratë Johnson e ka shkruar në librin e tij, ‘Unleashed’. Kur u pyet për më shumë detaje gjatë intervistës, Johnson tha se “gjithçka që duhet të dihet rreth atij episodi është në libër”.

Nuk është e qartë nëse kryeministri izraelit u mor në pyetje për incidentin. Në afërsisht të njëjtën periudhë të cilës i referohet ish-kryeministri britanik, Izraeli u akuzua për vendosjen e pajisjeve të përgjimit në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët amerikanë thanë se “Uashingtoni arriti në përfundimin se Izraeli ka të ngjarë të qëndronte pas vendosjes së pajisjeve të vëzhgimit të telefonave celularë që u gjetën pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vendndodhjeve të tjera përreth kryeqytetit”, shkruan The Telegraph. Ndonëse nuk ka punuar kurrë në Mossad, agjencinë e spiunazhit të Izraelit, Netanyahu thuhet se ka punuar ngushtë me ta.

Klan News