Një vajzë 13 vjeçare e quajtur Brianna Ibarra, nga Kansas, SHBA ka humbur jetën në mënyrë mjaft të dhimbshme dhe tragjike. Ajo ndodhej në sedijen e pasme të makinës dhe po priste që të ktheheshin prindërit që kishin shkuar në një restorant për të blerë ushqim.

Një hajdut i quajtur Kevin Palmer vodhi makinën dhe Brianna hapi derën për të shpëtuar ndërkohë që makina ishte në lëvizje, por ajo u ngatërrua me rripin e sigurimit.

Ndërkohë që makina ecte me shpejtësi, vajza po tërhiqej zvarrë për disa kilometra dhe hajduti nuk mori mundimin që të ndalonte.

Kalimtarët që kanë parë këtë ngjarje, njoftuan policinë dhe kur hajduti 34-vjeçar vendosi të ndalojë makinën, fatkeqësisht vajza kishte humbur jetën. Hajduti i arrestua nga policia të cilët janë shprehur të tronditur nga kjo ngjarje.

Shefi i policisë Gordon Ramsay është shprehur se ky ishte një nga rastet më të dhimbshme dhe të trishta që ka hasur në karrierën e tij. /tvklan.al