Futbolli francez është tronditur së fundmi. Ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare, futbollisti Wanis Honsor.

I riu ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak të pësuar gjatë një seance stërvitore me klubin e tij, Saint-Denis FC, skuadër që garon në ligat amatore franceze.

Sipas raportimeve, ekipet mjekësore mbërritën me urgjencë në vendngjarje dhe luftuan për plot 45 minuta për ta risjellë në jetë, por pa sukses.

Honsor ishte sapo martuar dhe ndërroi jetë vetëm një ditë para se të festonte ditëlindjen e tij të 23-të.

Gjithashtu, autoritetet e ligës kanë ngritur një njësi të posaçme për mbështetje psikologjike për të gjithë shokët e skuadrës dhe personat e pranishëm në momentin e tragjedisë.

/tvklan.al