Shpresat për një marrëveshje paqeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë zbehur ndjeshëm, pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, hodhi poshtë propozimin e fundit të Teheranit, duke e cilësuar atë si “të papranueshëm”.

Presidenti Trump deklaroi se armëpushimi i arritur më 7 prill është tashmë “në reaminacion”, duke shtuar se përgjigjja iraniane rrezikon ta rrëzojë plotësisht marrëveshjen.

“Një copë mbeturine. Propozimi i tyre ishte qesharak, më i dobëti tani për tani. Nuk e mbarova as së lexuari atë copë letër. Tani për tani, Irani është në gjendje kritike”, tha Trump.

Sipas mediave ndërkombëtare, Irani ka refuzuar draftin amerikan për armëpushim dhe ka paraqitur kushte të reja, që përfshijnë heqjen e bllokadës detare, dëmshpërblime për dëmet e luftës dhe njohjen e sovranitetit të tij mbi Ngushticën e Hormuzit.

Ngërçi diplomatik ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në tregjet ndërkombëtare.

Çmimi i naftës Brent ka kaluar mbi 104 dollarë për fuçi, ndërsFa qarkullimi në Ngushticën e Hormuzit është reduktuar ndjeshëm.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj kompanive që dyshohet se ndihmojnë Iranin të eksportojë naftë drejt Kinës.

Kjo lëvizje synon të kufizojë burimet financiare të Teheranit për programet ushtarake dhe bërthamore.

Presidenti amerikan pritet të vizitojë Pekinin këtë javë, ku çështja iraniane do të jetë një nga temat kryesore në takimet me Presidentin kinez, Xi Jinping.

Klan News

/tvklan.al