Donald Trump mund të ketë arritur një fitore të parë në garën presidenciale, teksa reagoi menjëherë pas terheqjes nga gara të rivalit të tij të katër viteve më parë.

“Joe Biden është Presidenti më i dobët që ka patur ndonjëherë SHBA-ja. Të gjithë e dinim se ai nuk ishte i aftë të bëhej president. Do të vuajmë shumë për shkak të dëmëve qe ka shkaktuar gjatë presidencës së tij, por do ta rimëkëmbim shpejt vendin për të bërë sërish Amerikën e Madhe”.

Për mediat amerikane, Trump e ka cilësuar garën më të lehtë nëse demokratët zgjedhin Kamala Harrisin si kandidate për zgjedhjet presidenciale.

Ndërkohë që panorama tjetër te demokratët, që kanë shprehur vlerësim për vendimin e Biden për t’u tërhequr nga gara.

Vetë zv/Presidentja Harris në një deklaratë e falenderoi zotin Biden për udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme. Ajo shtoi se është e nderuar nga mbështetja e Presidentit dhe se “synimi im është të fitoj emërimin” e partisë si kandidate.

Ndërsa ish-presidenti Barack Obama e cilësoi vendimin e Biden si akt dashurie për SHBA-në.

Vetë Nancy Pelosi që ishte partizane pro largimit, në një status në rrjetet sociale ka deklaruar se Joe Biden u tregua një patriot i vërtetë me këtë akt, duke e vendosur SHBA-në në vend të parë.

Në një deklaratë të përbashkët ish-Presidenti Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton duke deklaruar se do të mbështesin në këtë zv/Presidenten Harris.

Reagim për largimin e Biden, pati dhe Kremlini. Zëdhënësi Dimitri Peskov tha se Rusia po ndjek nga afër zhvillimet në SHBA dhe interes për të ka vetëm lufta me Ukrainën.

Tv Klan

/tvklan.al