Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur edhe njëherë dëshirën e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës, duke argumentuar se po cënohet siguria e ishullit për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak rus dhe kinez në Arktik.
“Po flasim për blerje, jo për dhënie me qira, jo për ta pasur atë afatshkurtër. Nëse nuk e bëjmë ne, do ta bëjnë Rusia ose Kina. Kjo nuk do të ndodhë për sa kohë jam unë president.”, tha Trump.
Kërkesa e presidentit Trump për marrjen e Groenlandës ka shkaktuar reagime edhe nga vendet evropiane.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se diskutimet kanë nisur, ku në fokus është rritja e sigurisë së ishullit.
“Ne jemi në diskutime shumë të hollësishme me qeverinë daneze dhe thjesht duam të punojmë së bashku për të përmirësuar situatën e sigurisë për Groenlandën.”, u shpreh ai.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pohoi se vendet anëtare të aleancës ushtarake po diskutojnë dhe po punojnë mbi hapat e mëtejshëm se si ta mbajnë Arktikun të sigurt.
“Më lejoni së pari të theksoj se të gjithë aleatët bien dakord për rëndësinë e Arktikut, sepse e dimë se me hapjen e rrugëve detare ekziston rreziku që rusët dhe kinezët të jenë më aktivë. Dhe aktualisht po punojmë për hapat e ardhshëm për t’u siguruar ishullin.”, tha Rutte.
Çështja e Groenlandës ka shkaktuar shqetësime serioze në Perëndim, nga frika e një përçarjeje që mund t’i japë fund NATO-s.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 