Donald Trump do të jetë i ftuar i nderit në finalen e Botërorit 2026. Këtë e ka konfirmuar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, për mediat amerikane. Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të ndjekë sfidën e 19 korrikut në stadiumin MetLife në Nju Jersi, ku do të vendoset fituesi i Kupës së Botës.
Sipas Infantinos, Trump do ta ndjekë ndeshjen nga tribunat dhe do të marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse, duke ia dorëzuar personalisht trofeun skuadrës fituese. Deri më tani, Donald Trump nuk ka marrë pjesë në asnjë ndeshje të turneut, edhe pse pjesa më e madhe e takimeve po luhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në sfidën e parë të përfaqësueses amerikane kundër Paraguajit, administrata e tij ishte përfaqësuar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Presidenti Trump dorëzoi trofeun për Chelsea vitin e kaluar si fitues i Botërorit të Klubeve, po në stadiumin MetLife. Ai tërhoqi vëmendjen duke qëndruar së bashku me ekipin, ndërkohë që festonte.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 