Sirenat e alarmit u dëgjuan në disa zona në Izrael për sulmet raketore të Iranit. Konflikti mbylli ditën e pestë me raketat iraniane që ranë sërish mbi Jeruzalem, Tel Aviv e qytete të tjerë izraelite. Ushtria iraniane pretendoi se goditi edhe një qendër inteligjence ushtarake izraelite në Tel Aviv.

Edhe Izraeli nga ana e tij vijoi sulmet ndaj Iranit. Shpërthimë të fuqishme u dëgjuan në Isfahan, në Iranin qëndror dhe në verit të kryeqytetit Teheran.

Ushtria izraelite njoftoi vrasjen e shefit të shtabit iranian të luftës Ali Shadmani, një ushtarak i rrethit të afërt të Ajatollahut Ali Kamenei. Ai kishte vetëm 4 ditë në detyrë, pasi pararendësi Alam Ali Rashid u vra në fundjavë.

Ministri izraelit i mbrojtjes Izrael Katz, tha se lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei do të ketë fatin e Sadam Huseinit, ish-diktatorit iraken. Një mesazh të fortë bëri në rrjetet sociale edhe presidenti amerikan Donald Tramp duke i kërkuar Iranit dhe liderit të saj suprem të dorëzohet pa kushte.

“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi “Udhëheqës Suprem”. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje. Nuk do ta vrasim! Të paktën jo për momentin. Por nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve apo ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po mbaron. Dorëzim pa kushte.”

Në një tjetër postim, Trump u shpreh njesoj si Izraeli, duke deklaruar se tashmë zotërojnë hapësirën ajrore të Teheranit.

“Tani kemi kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin. Irani kishte gjurmues të mirë ajror dhe pajisje të tjera mbrojtëse, dhe shumë te tilla, por nuk krahasohet me  ato të konceptuara dhe të prodhuara nga Amerika. Askush nuk di ti beje më mirë se SHBA-ja!”

Menjëherë pas krimit nga G7, Trump ka mbledhur Këshillimin e Sigurisë Kombëtare. Më herët zv.presidenti JD Vance paralameroi se Trump ‘mund të vendosë’ të ndërmarrë veprime të mëtejshme për t’i dhënë fund pasurimit të uraniumit nga Irani për qëllime ushtarake. Ndërkaq ushtria amerikane ka nisur të dërgojë më shumë avionë luftarakë në Lindjen e Mesme, thanë zyrtarë amerikanë për CNN.

Një deklaratë bëri për herë të parë në publik edhe udhëheqësi i Kinës, Xi JINPING që tha se vendi i tij është një mbështetës kryesor diplomatik dhe ekonomik i Iranit dhe kundërshton “çdo akt që cënon sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial” të vendeve të tjera.

Nga e premtja kur nisi përplasja janë vrarë 24 izraelitë dhe 224 iranianë.

Tv Klan

/tvklan.al