Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi ashpër Vladimir Putinin, për sulmet e fuqishme ruse me dronë e raketa ndaj Ukrainës në fundjavë, ku u vranë 12 persona e u plagosën mbi 60 të tjerë.
Në një postim në “Truth”, Trump e quajti Putinin “të çmendur”.
“Gjithmonë kam patur marrëdhënie të mirë me Vladimir Putinin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur atij. Është çmendur fare. Po vret shumë njerëz pa asnjë arsye dhe jo vetëm ushtarë”, shprehet Trump.
Kritikat nuk ia kurseu as Volodimir Zelenskyt.
“Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen dhe më mirë të ndalet”, thekson Trump.
Pavarësisht fjalëve të ashpra, shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk pranoi të marrë masa ndaj Rusisë, duke shpresuar se dialogu i nxitur prej tij do të japë rezultate. Kremlini e quajti deklaratën “të ngarkuar emocionalisht”.
Më herët, Trump njoftoi shtyrjen afatit të vendosjes së tarifave të importit me 50% për BE-në nga 1 qershori më 9, pas bisedës telefonike me presidenten e KE, Ursula von der Leyen.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 