Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se është pranë arritjes së një marrëveshje me 15 pika me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.
Menjëherë sapo shpalli 5 ditë armëpushim, kreu i Shtepisë së Bardhë beri të ditur se i dërguari për Lindjen e Mesme Steve Uitkoff dhe dhëndri i tij Xhered Kushner biseduan me iranianët të dielën dhe se diskutimet do të vazhdojnë edhe këtë të hënë.
“Kemi pasur bisedime shumë, shumë të forta, do të shohim se ku do të çojnë ato. Kemi pika kryesore, do të thoja pothuajse të gjitha pikat e marrëveshjes. Nëse vazhdojnë kështu, kjo do t’i japë fund atij konflikti”, tha Trump.
Trump nuk tregoi se me kë po zhvillohen bisedimet, por përjashtoi ajatollahun e ri Mojtaba Khamenei.
“Është një person i lartë, mos harroni, ne e kemi zhdukur lidershipin në fazën e parë, të dytë dhe kryesisht në fazën e tretë. Automatikisht ka një ndryshim regjimi, por kemi të bëjmë me njeriun që besoj se është më i respektuari dhe udhëheqësi”, deklaroi Trump.
Sipas mediave, kontaktet po mbahen me kryetarin e parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf dhe tre vende, Turqia, Egjipti dhe Pakistani, që janë ndërmjetësit. Flitet që së shpejti mund të ketë edhe një takim mes palëve në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad. Megjithatë vetë zyrtari i lartë iranian ka mohuar të ketë biseduar me amerikanët.
“Populli ynë kërkon ndëshkim të plotë dhe të rëndë për agresorët. Nuk janë zhvilluar negociata me Shtetet e Bashkuara. Lajmet e rreme po përdoren për të manipuluar tregjet financiare dhe të naftës dhe për t’i shpëtuar moçalit në të cilin janë bllokuar SHBA-të dhe Izraeli“, tha Trump.
Edhe Garda Revolucionare iraniane i quajti të pavërteta deklaratat e Trump, duke njoftuar se do të vijojë sulmet. Në vazhdimësi Irani ka mohuar çfarëdolloj bisedimi me Uashingtonin ndërsa refuzoi ultimatumin 2-ditor të presidentit amerikan dhe kërcënoi se nëse SHBA-të shkon përpara me sulmet, do të minojë gjithë ujërat e Gjirit Persik dhe do të godasë centralet energjitike në gjithë rajonin.
Edhe aleati i amerikanëve në konflikt, Izraeli nuk duket se po ecën në të njejtin drejtim. Tel Avivi njoftoi se këtë të hënë po kryen një valë të ashpër sulmesh ndaj infrastrukturës iraniane, duke goditur objektiva në Teheran dhe qytete të tjerë.
Sa i takon Hormuzit, Tramp tha se Ngushtica do të kontrollohej bashkarisht me Iranin. Për hapjen e Ngushticës foli më herët edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, që përmendi një koalicion të gjerë që do të garantonte lëvizje të anijeve të naftës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 