Pasi Presidenti amerikan Donald Trump kërkoi kontrollin e Groenlandës vëmendja ndaj ishullit është shtuar. Hapja e aeroportit në Nuuk në Nëntor të vitit të kaluar e ka bërë më të lehtë udhëtimin në ishull.

Kompania United Airlines do të fillojë fluturimet direkte nga New York në Nuuk në Qershor, duke zëvendësuar rrugën e mëparshme që kërkonte që turistët të fluturonin përmes Kopenhagës dhe të kalonin tranzit në ish-bazën ushtarake amerikane Kangerlussuaq.

Ilulissat, qendra kryesore turistike e Grenlandës do të hapë gjithashtu një aeroport të ri ndërkombëtar në vitin 2026, ndërsa një aeroport tjetër është në ndërtim e sipër në jug të ishullit.

Që kur djali i Trump, Donald Trump Jr, mbërriti në aeroportin e Nuuk, presidenti i SHBA-së nuk është ndalur nga deklararat e tij për Groenlandën.

Ivik Knudssen-Ostermann, kompania e të cilit organizon ture me varkë, thotë se biznesi i tij ka filluar të zgjerohet.

 “Ne kemi më shumë prenotime sesa kemi patur më parë, veçanërisht për shkak të një njeriu me mbiemrin Trump i cili e ka bërë Groenlandën sërish në qëndër të vëmendjes”, u shpreh Ivik Knudssen-Ostermann.

“Ishte një nga pjesët e fundit të botës që nuk e kisha parë, kështu që ishte në listën time të udhëtimeve. Prandaj kjo është arsyeja pse unë vendosa të vij këtu. Për shkak të vëmendjes ndaj ishullit, nuk e dimë se çfarë mund të ndodh javën tjetër apo nëse do të ketë ndonjë flamur tjetër”, tha një turist i quajtur Lars Ipland.

Shtresa e madhe e akullit, dhe jeta e pasur detare janë atraksionet kryesore për turistët.

Tre të katërtat e operatorëve turistikë raportuan një rritje të prenotimeve pas hapjes së aeroportit të ri të Nuuk.

Klan News