Thirrje Teheranit: Mos qëlloni ndaj protestuesve anti-qeveritarë

Presidenti amerikan Donald Trump i bën thirrje Teheranit të mos qëllojë mbi protestuesit. Thirrjen e bëri përmes një postimi në Twitter, ku shkruan se Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë shkruan se pak rëndësi ka për të nëse regjimi i Ajatollahëve pranon apo jo të ulet në bisedime për programin bërthamor. Sipas tij, kushti për të mos ndërtuar armë bërthamore është i panegociueshëm.

Po ashtu Trump kërkon nga autoritetet iraniane që të liberalizojnë internetin dhe të mos bllokojnë raportimet e paanshme dhe të ndershme.

Në fundjavë, Irani u përfshi nga protestat anti-qeveritare, pas goditjes me raketa nga ushtria të avionit me 176 persona në bord.

Tv Klan