Donald Trump ka deklaruar se ai ka dështuar të shpjegojë punën e mirë që ka bërë administrata e tij për të rregulluar bilancin ekonomik të vendit.
“Kam bërë një punë shumë të keqe për të shpjeguar se sa mirë po ecën vendi. Vendi po bën më mirë se kurrë. Po bëjmë një punë jashtëzakonisht të dobët për ta promovuar, dhe një punë jashtëzakonisht të mirë për të drejtuar vendin”, tha Trump.
Trump foli në Shtëpinë e Bardhë, para një audience, ndërsa përgatitet për një fushatë intensive në favor të kandidateve republikanë. Në zgjedhjet e 3 nëntorit do të vendoset nëse republikanët do të ruajnë kontrollin e Kongresit.
Por realiteti ekonomik mbetet një sfidë për presidentin. Besimi i konsumatorëve ra ndjeshëm në shtator, duke arritur nivelin më të ulët në rreth 12 vjet e gjysmë.
Familjet amerikane shprehin shqetësim përr tregun e punës dhe çmimet e larta të apartamenteve.
Trump do të vijojë në ditët e ardhshme turin elektoral në Teksas, Oklahoma, Alabama dhe Ohio.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 