Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Kongresit të anulojë 4.9 miliardë dollarë shtesë të ndihmës ndërkombëtare, edhe pse ishin miratuar më herët. Ndërsa demokratët e kanë kundërshtuar këtë hap të kreut të Shtëpisë së Bardhë, duke theksuar se do të sillte pasoja të rënda.
Sipas mediave ndërkombëtare, vendimi u publikua nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë, duke vënë në funksion një mekanizëm të rrallë, që i lejon presidentit amerikan të kërkojë anulimin e fondeve nëse Kongresi nuk reagon deri më 30 shtator, kur përfundon viti fiskal.
New York Post shkruan se një pjesë e madhe e fondeve, konkretisht 3.2 miliardë dollarë, ishin për Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, një agjenci e madhe humanitare në nivel global, por tashmë e goditur rëndë.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e mirëpriti lëvizjen e Trump si pjesë e pastrimit të mashtrimeve, shpenzimeve dhe abuzimeve nga administrata amerikane, duke u kursyer miliarda dollarë punonjësve amerikanë.
Në korrik, një studim ndërkombëtar kishte zbuluar se ndërprerja e këtyre financimeve për qëllime humanitare mund të sillte mbi 14 milionë vdekje të tjera deri në vitin 2030, dhe mes të rrezikuarve do të ishin edhe fëmijët.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 