Presidenti amerikan Donald Trump beson se lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve të mesmandatit të muajit nëntor.
“Mendoj se lufta do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve sepse ata nuk mund të rezistojnë më gjatë. Ata janë të dëshpëruar të tentojnë të ndikojnë në zgjedhje në mënyrë që të zgjidhet një grup njerëzish të dobët”, tha Trump.
Lufta me Iranin dhe rritja e çmimit të karburantit kanë ulur mbështetjen për presidentin në nivelet më të ulëta historike.
Megjithatë, gjatë konventës së Partisë Republikane në Teksas, ai kërkoi fitoren e të tijve duke bërë një premtim të bujshëm financiar.
“Nëse republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, për shkak të suksesit tonë të jashtëzakonshëm ekonomik, unë do të lëshoj një dividend prej 5,000 dollarësh për çdo qytetar të rritur në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.
Edhe pse kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk sqaroi se si do të financohet ky plan, llogaritet se ai do t’i kushtojë buxhetit amerikan rreth 1.35 trilionë dollarë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
